Alma Lama ia kthen Shpend Ahmetit: Merru me dështimet dhe mashtrimet tua!

Alma Lama ka reaguar ashpër pas thumbimeve që iu bënë deputetes së LDK-së të propozuar për Ambasadore në Itali.

Lama, në reagimin e saj thotë se ata që po e akuzojnë atë se gjoja ajo ka shitur votën për një post, përfshirë edhe kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili sulmoi deputeten, duhet të merren me dështimet e tyre në vend të shpifjeve.

Lexo edhe: Shpend Ahmeti “godet” Alma Lamën: Nuk ke çka shet më

Ajo në fund thotë se i dhimbset koha që ka humbur me disa njerëz që gjoja i ka konsideruar miq me vlera, e që duket se e ka fjalën për Ahmetin me të cilin dikur ishin bashkëpartiak në Vetëvendosje.

Ky është reagimi i Alma Lamës:

Kukuvajkat nuk paskan te ndalur…

Ne vend qe te merren me punet e tyre per te cilat jane votuar dhe paguhen, merren me baltosje te te tjereve.

Ne vend qe te denojne njerezit qe kryejne krime apo vepra penale, merren me baltosjen e njerezve te paster.

Ne vend qe te mbajne pergjegjesi per deshtimet e tyre dhe mashtrimin qe ua bejne qytetarve, merren me intriga e shpifje.

Ne fakt eshte kultivimi i kesaj gjuhe jodinjitoze, qe i ben te terhiqen njerezit dinjitoze, dhe t’iu hapin rruge maskarenjve.

E rendesishme eshte se une do te vazhdoj te punoj per Kosoven, kudo qe te jem, brenda apo jashte saj. Kjo eshte e sigurte.

Qente le te lehin, karvani le te ece perpara, thote populli.

p.s. po me dhimbset shume koha qe e kam humbur me disa njerez qe i kam konsideruar miq dhe me vlera.

Temat
LajmeVend

Të afërta