Botë

Al-Khelaifi zyrtarizon transferimin e katërt të PSG

By Dijart Dyla

July 04, 2016

Paris Saint Germain po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e ka zyrtarizuar transferimin e talentit argjentinas Giovani Lo Celso.

“Tre lojtarë shumë të mirë i kemi transferuar dhe ne jemi shumë të lumtur. Tre lojtarë dhe i katërti Lo Celso, nuk është keq apo jo?”, tha Al-Khelaifi gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se tre lojtarët e transferuar nga PSG janë, Ben Arfa, Krychowiak dhe Munier.