Ajeti-Pescara, u kry (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti i mbyll derën klubit të Peskarës.

Portalet italiane shkruajnë se presidenti i këtij klubi, Daniele Sebastiani, kishte thënë se do të priste telefonatën deri ditën e diel, më pas do të përqendroheshin tek një tjetër objektiv.

Telefonata e mbrojtësit duket se ka ardhur sot, dhe ajo nuk ishte në favor të klubit bardheblu.

“Mbrojtësi refuzoi ofertën tonë”,- tha presidenti i klubit, sipas portalit italian “rete8.it”.

Më herët, mediat italiane kanë shkruar se:

“Ajeti pati kohë për të reflektuar për ofertën e mirë që iu bë nga bardheblu: Kontratë 4-vjeçare dhe rreth 350 mijë euro në sezon përfshirë bonueset në rritje deri në 500 mijë euro, si edhe një klauzolën për zgjidhjen e marrëveshjes nëse klubi bie në Serinë B”.

Tani klubi do të përqendrohet te Stendardo, i cili i ka qenë darkod me transferimin, edhe pse ka një kontratë 1-vjeçare me Atalantën.

Untitled-41-470x438-1

Temat
BotëSportVend

Të afërta