Showbiz

Urimi romantik i Marinës për ditëlindjen e Getit (Foto)

By Dijart Dyla

July 03, 2016

Ata padyshim janë çifti më i përfolur në estradën shqiptare. Lidhja e tyre bëri shumë bujë mediatike, edhepse u munduan ta mbajnë të fshehtë.

Sot në ditën e lindjes së Getit, padyshim që e dashura e tij Marina, nuk ka harruar të bëjë një urim publik, madje shumë special për personin e zemrës së saj.

Marina ka publikuar një fotografi të veçantë me rastin e ditëlindjes së 34-të të Getit duke shkruar “I shtrenjti im gëzuar ditëlindjen!!! You mean everything to me, I feel so blessed that you are in my life…”.

Është hera e parë që Marina publikisht i shpreh dashurinë me fjalë “Ma t’madhit n’ven”.