Turisti gjerman vdiq për një selfie

Po përpiqej të bënte një “selfie” dhe turisti gjerman gjeti vdekjen.

Oliver Park donte të bënte një foto “fluturuese” në vendin e lashtë të Machu Picchu në Andet e Perusë, por përfundoi në një greminë, teksa u ngjit në murin anësor.

51-vjeçari nuk mori parasysh tabelat e sigurisë dhe u përpoq të kërcente në ajër për të bërë foton, por fatkeqësisht gjithçka ishte fatale për të.

Sipas mediave ndërkombëtare, trupi i tij u gjet në një humnerë dhe u dërgua në stacionin e policisë fillimisht për t’u transportuar më pas për në morgun e qytetit Cusco.

Ndërkohë në mars të vitit të shkuar, një turist britanik u arrestua pasi tentoi të bënte një foto krejtësisht zhveshur në vendin historik.

Temat
Përgjithshme

Të afërta