Lajme

Nesër protestohet për vrasjen e Almirit

By FIRST CHANNEL

July 03, 2016

Vrasja mizore e Almirit 4-vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliq ka shkaktuar reagime të shumta dhe revoltë në Maqedoni.

Almiri dje u përcoll në banesën e tij të fundit nga mijëra qytetarë.

Në disa fletushka që po shpërndahen në Kumanovë dhe në rrjetet sociale, paralajmërohen protesta për të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15.00.

Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen instituciuonet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor./Lajmpress