Jahjaga: Thirrja e Weisel i tha fund luftës në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kujtuar veprën e Elie Weisel, i mbijetuar i Holokaustit dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqe.

Përmes një statusi në Facebook, Jahjaga ka përsëritur thirrjen e Weisel që thotë se preku ndërgjegjen e vendimmarrësve në kryeqytetet perëndimore, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Ky është statusi i Jahjagës:

“Kur e keqja e tregon fytyrën, nuk duhet të presësh, nuk duhet ta lejosh të marrë hov. Duhet të ndërhysh”.

Ishte kjo thirrja e Elie Weisel, i mbijetuar i Holokaustit, që preku ndërgjegjen e vendimmarrësve në kryeqytetet perëndimore, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Ai sot u nda nga jeta, mirëpo kujtimi dhe falënderimi që kemi për ndihmën që ai i dha vendit tonë, nuk do të shuhet kurrë.

Temat
LajmeVend

Të afërta