Macja shpëton foshnjën e braktisur (Video)

Një mace ka shpëtuar jetën e një foshnje të braktisur nga prindërit e saj në një qytet të ftohtë të Rusisë.

Macja, e emëruar Masha nga banorët e një blloku, zbuluan foshnjën brenda një kutie në një apartament në Rusi, pasi e dëgjuan atë duke qarë në të ftohtë.

Masha kishte hyrë brenda në kuti dhe e kishte mbështjellë veten përreth foshnjës së braktisur, e cila besohet se ishte vetëm 12 javësh, për ta mbajtur atë ngrohtë, transmeton Gazeta Express.

Banorja Irina Lavrova pasi dëgjoi ulërimat e maces, vrapoi për ta shpëtuar macen, për të cilën mendonte se ishte lënduar.

Por, kur shkoi ajo zbuloi se macja ishte mbështjellë përreth foshnjës, për ta ngrohur atë.

cat1_1467491963-8849170

Temat
Fun

Të afërta