Fun

Çiftet testojnë ‘fuqinë e marrëdhënies së tyre’ (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 02, 2016

Testimi i marrëdhënies merr një kuptim krejt tjetër në këtë garë, aty ku burrat duhet të kalojnë pengesa rraskapitëse duke i mbartur gratë.

Burra nga e gjithë bota morën pjesë në atë që njihet si “Kampionati Botëror i Mbartjes së Gruas”.

Në këtë kampionat, i cili u mbajt në Sonkajaervi, Finlandë, garuesit mund të “huazojnë” një grua nga fqinjët e tyre, transmeton Gazeta Express.

Çifte të ndryshme udhëtuan nga Japonia, Amerika dhe Rusia, për të provuar vrapimin drejt fitores në këtë garë të çuditshme.

Sipas rregullave, vrapuesit mund të garojnë me gruan e tyre ose me gruan e dikujt tjetër, dhe ajo duhet të jetë të paktën 17 vjeç.

Pesha minimale e lejuar është 50kg – nëse ajo është më e lehtë, ajo duhet të mbartë diçka me vete që ta plotësojë peshën minimale të kërkuar.

Këto janë fotografitë nga kjo garë e çuditshme: