Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Brenda një dite, dhjetë raste të reja me virusin Zika në SHBA

Zyrtarë shëndetësor në Florida kanë konfirmuar dhjetë raste të reja të infektuara me virusin Zika ditën e premte, numër ky më i madhi i regjistruar deri më tani brenda një dite, shkruan The Guardian.

Kjo shënon një rrezik në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani janë afërsisht 1,000 persona të infektuar me virusin Zika në Uashington DC dhe 50 shtetet e tjera, 246 nga këta në Florida, dhe 2,026 të tjerë në territoret amerikane, transmeton Klan Kosova.

Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë regjistruar ndonjë rast të transmetimit të virusit brenda 50 shteteve të Amerikës, megjithatë insektet po e shpërndajnë virusin në Puerto Rico, Virgin Islands dhe American Samoa.

Exit mobile version