BIK: Ky Bajram nuk do të falet në shesh (Video)

Me gjithë iniciativën e marrë nga disa qytetarë për të e falur namazin e Bajramit në Sheshet e Prishtinës një kërkesë e tillë nuk është realizuar për qytetarët e Kosovës nga Bashkësia Islame me gjithë mungesën e hapësirave në xhamitë.

Ahmet Sadriu, nga Bashkësia Islame thotë se edhe këtë vit kanë vendosur që të falet nëpër xhamia namazi i Bajramit, ndërsa për një kërkesë e tillë mund të realizohet vetëm në festën e ardhshme të Kurban Bajramit.

Ndërsa, Nexhat Makolli, thotë se falja e namazit të Bajramit në hapësira publike do të ishte një kënaqësi e veçante.

Edhe një qytetar tjetër përkrahë idenë që besimtarët mysliman, të falin namazin e Bajramit në shesh të hapur për shkak të mungesës së hapësirave në xhami.

Falja e namazit të Bajramit në sheshet në Prishtinë është parë si një nevojë e kamotshme për besimtarët e besimit Mysliman.

Një traditë e tillë është edhe në kryeqytetin e Shqipërisë. Thuajse në çdo Bajram, mijëra besimtar mblidhen në sheshin kryesor të Tiranës për të falur namazin.

Temat
LajmeVend

Të afërta