Lajme

Vllasi: VV gaboi me veprimet ndaj Malit të Zi

By FIRST CHANNEL

July 01, 2016

Ditë më parë ishin pikërisht deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë vendosur flamurin shqiptarë dhe mbishkrimin ‘Republika e Kosovës’, Mirë se vini në territorin e kufirit të Malit të Zi.

Pikërisht ky veprim ka bërë që autoritetet malazeze të dërgojë një notë proteste në Prishtinë për këto veprime. Ndërsa pas notë protestës ishin pikërisht Lëvizja Vetëvendosje të cilët përmes një statusi në Facebook kanë reaguar drejtuar kësaj notë duke fajësuar Qeverinë e Kosovës për gjithë këtë.

Lexo edhe: Deputetët e Vetëvendosjes “caktojnë” vijën kufitare me Malin e Zi

Analisti politik Azem Vllasi i cili në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se veprimet e deputetëve të Vetëvendosjes me ishin një provokim i palejueshëm dhe që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi.

“Mali i Zi dhe Kosova e kanë nënshkruar marrëveshjen për përcaktimet kufitare dhe problemet tona lidhur me marrëveshjen për demarkacion janë probleme të brendshme por nuk janë asnjëherë arsye për të bërë gjeste provokative ndaj Malit të Zi”, ka thënë Vllasi.

Po ashtu Vllasi ka përmendur faktin se Mali i Zi para disa kohëve zyrtarisht kanë theksuar se nëse ka mbetur ndodnjë problem janë të gatshëm të bisedojnë edhe njëherë nëse është bërë ndonjë gabim rreth demarkacionit por nga ana e Kosovës nuk është pranuar askush atë ofertë.

“Ne kemi mbetur në konflikte të ndryshme rreth demarkacionit prandaj duhet ditur që flamuri në kufi gjithmonë e simbolizon shtetin ndërsa këta e kanë vendosur atje flamurin shtetërorë shqiptarë dhe në atë rast nga malazezët nuk është ditur a po pretendojnë se a janë në kufi të Shqipërisë apo të Kosovës. Dihet që Kosova e ka flamurin e e vetë shtetërorë, flamuri jonë kombëtarë që e duam ne shqiptarët është tjetër por me rëndësi flamuri e ka gjithmonë domethënien e simboleve shtetërorë dhe provokimi i tyre i palejueshëm ka bërë që malazezët të dyshojnë se a janë pretendime territoriale të Kosovës apo të Shqipërisë për një vijë të cilën ata e kanë nënshkruar me zyrtarë tanë”, ka shtuar Vllasi.

Po ashtu sipas tij deputet që bëjnë këso lloj provokimesh nuk duhet harruar se kjo gjë ndihmon në qasjen e Kosovës tek syri i të tjerëve.

“Këta që bëjnë këso lloj provokimesh mos të harrojnë edhe diçka Serbia me gjithë adetet është tu punu kundër Bosnjës dhe Hercegovinës si shtet kundër Malit të Zi dhe kundër Kosovës, dhe nuk është mirë me këso gjestesh që bëjnë argat e Serbisë që t’i japin material dhe ti nxisin Serbët që të thonë tek malazezët se ju me Kosovë keni probleme, Kosova ka pretendime territoriale ndaj Malit të Zi”, ka thënë Vllasi.

Ai gjithashtu ka theksuar se duhet pasur parasysh këtë aspekt sepse janë deputet të Kuvendit se edhe kanë mospajtime për marrëveshje të ndryshme të Kosovës të mos shkojnë dhe të provokojnë Malin e Zi që e kemi shtet mik, me të cilët kemi raporte të mira.