Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka mbyllë 6 lokale në Prishtinë në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohet për veprimtari të kundërligjshme, trafikim me qenie njerëzore.
Sipas një komunikate të PK-së, gjatë kontrollove që është bërë në këto lokale gjatë me 30 qershor është vërejtur parregullsi edhe në dokumentacione.
“Operacioni policor është zhvilluar në orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.
“ Ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast të gjitha këto lokale janë mbyllur”, thuhet në komunikatë.