Botë

Moti i nxehtë bën që makina të digjet vetvetiu, me tre persona brenda (Video +16)

By FIRST CHANNEL

July 01, 2016

Moti tejet i nxehtë në Kinë ka bërë që një makinë të digjet vetvetiu vetëm disa metra larg semaforëve.

Makina e zezë po ndalonte në semaforin e kuq kur papritmas filloi të digjej – me tre udhëtarë brenda, shkruan Mirror, përcjell Gazeta Express.

Ky incident tmerrues ndodhi në Linyun, në jug të Kinës.

Lexo edhe: E zuri gjumi në diell me iPhone në trup, shikoni çfarë i ndodh (Foto)

Zjarrfikësit janë thirrur menjëherë në vend të ngjarjes, të cilët e shuan zjarrin.

Tre personat që ndodheshin brenda makinës, arritën të ikin pa u lënduar, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente.