Botë

Hungaria burgos 10 emigrantë sepse kaluan kufirin e saj

By FIRST CHANNEL

July 01, 2016

Një gjykatë në Hungari ka dënuar sot 10 emigrantë me nga një deri në tri vite burg sepse kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e saj gjatë një trazire në shtator të vitit 2015, pasi Hungaria kishte ndërtuar një rrethoj me tela me gjemba për të mbyllur kufirin e saj me Serbinë.

Reuters shkruan se ky është rasti i parë që sjellët në gjyq në bazë të një ligji të aprovuar vetëm disa ditë para incidentit i cili e ka bërë të paligjshme kalimin e kufirit si pjesë e ndonjë turme rebelimi, përcjell Gazeta Express.

Shumica e të pandehurve sirianë u morën nga një turmë e qindra emigrantëve që po përleshej me policinë.

Ata do të dëbohet nga Hungaria sapo t’i kenë shërbyer dënimet e veta, dhe do ta kenë të ndaluar që rifuten në Hungari për disa.