Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Fjalët e para të Ibrahimovic si futbollist i Unitedit

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë deklaratën e parë si futbollist i Manchester United, pas prezantimit nën fanellën e klubit nga “Old Trafford”.
Ai tha fjalë të mëdha për klubin dhe për trajnerin Jose Mourinho.

“Jam absolutisht i kënaqur që po i bashkohem Manchester Unitedit dhe po bëhem gati të luaj në Premierligë. Është e vetëkuptueshme se mezi po pres të punojë sërish me Jose Mourinhon”, deklaroi Ibra.

“Ai është një trajner fantastik dhe unë jam gati për sfida tjera emocionuese. Unë kam kujtime të mira nga futbolli në karrierën time. Por tani jam gati të krijojë tjera kujtime të veçanta në Angli”, shtoi ai.

Exit mobile version