Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Policia: Nëna vrau dy vajzat që të ‘vuante’ babai i tyre (Foto)

Nëna nga Texas e cila qëlloi për vdekje dy të bijat e saj në datëlindjen e burrit të saj pasi ‘donte që ai të vuante’. Kjo u tha se nga policia në Texas.

42 vjeçarja Christy Sheats thirri një takim familjar para se të qëllonte vajzat.

Ndërkohë në momentin që nëna u kishte drejtuar vajzave armën, ishte vajza 17 vjeçe Madison që kishte lajmëruar policinë.

Në kohën kur linja telefonike ishte e hapur ajo me motrën dhe babanë e tyre dëgjohen duke iu lutur asaj që të mos i vriste.

“Mos e bëj”, ‘të premtoj se do të bëj gjithçka” janë prej fjalëve që dëgjohen para se linja të shkëputej.

Në ndërkohë telefonata tjetër në drejtim të policisë u bë nga fqinjët, pas vrasjes së dy vajzave.

42 vjeçarja u vra nga policia, derisa ajo nuk vrau burrin pasi donte që ai të jetonte për të ‘vuajtur’.

Exit mobile version