Kolumbi-SHBA-Itali, policia kapë 11 tonë kokainë, vlerë marramendëse

11 tonelata kokainë e sekuestruar dhe 111 persona të arrestuar mes Italisë, Kolumbisë dhe vende të tjera latine, në një operacion të përbashkët mes Guardia di Finanza, DEA-s amerikane dhe policisë kolumbiane.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në krye të këtij trafiku ishin vëllezërit Franco dhe Giuseppe Cosimo Monteleone, figura të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të familjeve mafioze kalabreze.

Sipas drejtuesve të agjencive ligjzbatuese që organizuan operacionin, tonelatat e kokainës në treg do të kishin sjellë përfitime financiare me vlerë 3 miliardë euro.

Autoritetet kanë deklaruar se me këtë aksion kanë shpërbërë një nga kartelet më të rrezikshme të narkotrafikut botëror. Operacioni ishte koduar me emrin “Dy detet” dhe sipas mediave italiane ishte koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias në Kalabri, transmeton topchannel.

Organizata mafioze kalabreze, e njohur si Ndrangheta, një term i marrë nga Greqia e lashtë “andragathos” për të përshkruar luftëtarë kurajozë e besnikë, kontrollon mbi 70 për qind të kokainës që hyn në Evropë, ndërkohë që jashtë kontinentit të vjetër është shumë e pranishme në Australi, Kanada dhe së fundmi edhe në Amerikën e Veriut.

Temat
BotëLajme

Të afërta