Botë

ISIS vret priftin e krishterë në Egjipt

By FIRST CHANNEL

June 30, 2016

Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë vrarë me armë zjarri një prift të krishterë në Gadishullin egjiptian, Sinai, përderisa ai po rregullonte makinën e vet, njofton ministria e Brendshme dhe Kisha Ortodokse në Egjipt.

Reuters njofton se ISIS ka marrë përgjegjësi për sulmin, si dhe ka kërcënuar për më shumë sulme në të ardhmen, përcjell Gazeta Express.

Ati Rafael Moussa nga kisha “Mar Girgis” në Arish, në kryeqytet të krahinës veriore Sinai, po e rregullonte makinën e vet kur persona të armatosur e qëlluan për vdekje, sipas ministrisë.