Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, në konsultimet e nivelit të lartë : Procesi i Integrimit Evropian për Barazi Gjinore ka vlerësuar rolin e gruas në shoqëri, por ka shprehur dëshirën që pjesëmarrja të mos jetë vetëm nëpër tryeza, por të aplikohet nëpër institucione dhe fusha tjera.
“Në praktikë nuk është e përkthyer baza ligjore që është për barazinë gjinore në kushtetutë dhe ligje. Një aplikim i tillë është i nevojshëm për zhvillimin tonë dhe afrinë tonë me Bashkimin Evropian”.
“Prezenca e femrave në institucione, sidomos në ministrinë e Integrimeve ka treguar se femrat janë shumë të zonja dhe kompetente për punët që i kryejnë, madje më të përgjegjshme se meshkujt,” ka thënë Çollaku, njofton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se do të donte të shihet më shumë femra në kabinetin qeveritar.
“Ende na mbetet shumë që të transformohemi në të gjitha aspektet. Në aspektin ekonomik, politik por edhe shoqëror”.
“Do të doja kështu siç jeni në numër sot, do të doja të ju shikoja në të gjitha institucionet, pse jo edhe në kabinetin qeveritar, për Parlament as që diskutohet”.