Boris Johnson shokon opinionin britanik, tërhiqet nga gara për kryeministër

Boris Johnson, ish kryetar i Londrës, ka përjashtuar vetën nga gara për udhëheqje të vendit, për t’u bërë lideri i ardhshëm.

Në një fjalim të tij në Londër, Johnson tha se nuk beson se ai mund të sigurojë një udhëheqje të nevojshme, transmeton lajmi.net.

Tani në mesin e kandidatëve mbetet Theresa May dhe Michael Gove.

Kështu Boris Johnson është i pari deputet që largohet nga gara për të mos zëvendësuar David Cameron, si udhëheqës i Partisë Konservatore dhe kryeministër.

Johnson ishte udhëheqësi kryesor i fushatës për ta dalë nga BE-ja dhe ai është parë si kryeministër i ri i Britanisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta