Lajme

Arrestohen në Vlorë 2 skafistët, i shpëtuan policisë italiane, hodhën 170 kg kanabis në det (FOTO)

By Emanuel Demaj

June 30, 2016

Policia shqiptare ende nuk ka një informacion zyrtar, por mediat italiane thonë se dy shqiptarë u arrestuan nga Policia e Vlorës si përgjegjës për skafin me 170 kilogramë kanabis që u kap një ditë më parë në ujërat e shtetit fqinj. Të arrestuarit, sipas mediave italiane, janë të moshës 28 vjeç dhe 42 vjeç, të dy nga Vlora, ndërsa deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

Gjatë ditës së djeshme një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, që ishte në patrullim në zonë, pikasi skafin 5 metra të gjatë, 20 milje larg brigjeve italiane, në ujëra ndërkombëtare mes Brindisi-t dhe Lecce-s. Pasi lajmëroi autoritet e vendit fqinj, menjëherë agjentët e Guardia di Finanza, u vunë në ndjekje të mjetit lundrues.