Arrestohen në Vlorë 2 skafistët, i shpëtuan policisë italiane, hodhën 170 kg kanabis në det (FOTO)

Policia shqiptare ende nuk ka një informacion zyrtar, por mediat italiane thonë se dy shqiptarë u arrestuan nga Policia e Vlorës si përgjegjës për skafin me 170 kilogramë kanabis që u kap një ditë më parë në ujërat e shtetit fqinj.
Të arrestuarit, sipas mediave italiane, janë të moshës 28 vjeç dhe 42 vjeç, të dy nga Vlora, ndërsa deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

Gjatë ditës së djeshme një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, që ishte në patrullim në zonë, pikasi skafin 5 metra të gjatë, 20 milje larg brigjeve italiane, në ujëra ndërkombëtare mes Brindisi-t dhe Lecce-s. Pasi lajmëroi autoritet e vendit fqinj, menjëherë agjentët e Guardia di Finanza, u vunë në ndjekje të mjetit lundrues.

foto_gommone_carico-700x525

foto_marijuana-700x525

img-archivio12962016193623_1467275180-1932672

Temat
LajmeRajon

Të afërta