Ramadani: Policia e Inteligjenca në gjumë, Jabllanovic e dëshmoi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani thotë se ardhja në Kosovë e ish-ministrit serb në Kosovë, Aleksandar Jabllanovic e ka dëshmuar se policia dhe inteligjenca janë në gjumë.

Shkrimi i plotë i Ramadanit në Facebook:

Policia e Inteligjenca në gjumë, Jabllanoviqi e dëshmoi.

Hyn Jabllanoviqi e shkon hajt e hajt deri në kufi me Shqipërinë. Në Koshare ku është një nga vendet simbol të luftës heroike çlirimtare.

I vendos lulet e plastikës, bën xhirime, i mban fjalim një kamere të thjeshtë, e tregon sa e don Serbinë Millosheviqiane, i hyp kerrit dhe kthehet hajt e hajt në Serbi a në dreq t’mallkuar, ku ta di unë.

Këndej, Policia në gjumë. Inteligjenca në gjumë.

Paramendoni kur dikush vjen për ta bërë ndonjë sulm…

Jabllanoviqi u tregoi diçka:

fleni, fleni…

Temat
LajmeVend

Të afërta