Lajme

Rama pritet nga Erdogan pa flamur shqiptar (Video)

By FIRST CHANNEL

June 29, 2016

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti sot në Ankara kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Aeroplani i Ramës u ul mbrëmë në Stamboll pak minuta pas sulmeve që goditën aeroportin Ataturk.

Kryeministri Rama me delegacionin e tij ndodhen për një vizitë zyrtare në Turqi. Zyrtarët thanë se të gjitha takimet do të zhvillohen sipas planifikimit.

Por ajo që bie në sy nga takimi që Rama pati me presidentin Erdogan ishte mosprania e asnjë simboli shtetëror të Shqipërisë.

Në këtë takim, përveç flamujve të Turqisë, kryeministri shqiptar më shumë dukej se kishte shkuar te ndonjë i afërm sesa në vizitë zyrtare ndërshtetërore.

Për më shumë, kjo mund të shihet edhe në videon më poshtë.