Italia pa lojtarin kryesor ndaj Gjermanisë (Foto)

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi do të jetë mungesa e madhe e Italisë në ndeshjen çerekfinale.

De Rossi ka qenë lojtari kryesor i skuadrës së Antonio Contes në mesfushë duke ndërprerë shumë aksione të kundërshtarëve.

Por lëndimi i tij në minutën e 53-të ndaj Spanjës do t’i kushtojë me mungesë edhe në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Kështu në këtë takim nuk do të mund të luajë as Thiago Motta për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Vendin e De Rossit në mesfushë pritet ta zë mesfushori i Juventusit, Stefano Sturaro.

Në rast se Italia kalon në gjysmëfinale atëherë Daniele De Rossi do të jetë i gatshëm t’i rikthehet fushës, pasi lëndimi i pësuar do ta lë jashtë fushave vetëm për disa ditë.

DeRossi

Temat
BotëSport

Të afërta