Gjuriq: EULEX është garanci për serbët në Kosovë

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot është takuar me sapo emëruarin ushtrues detyre i shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Tran.

Sipas agjencisë serbe tanjug, transmeton Koha.net, Gjuriq ka thënë se veprimi i EULEX-it në Kosovë është shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë.

“Ne konsiderojmë se EULEX-it me kapacitetin e vet të plotë është garanci e sigurisë për serbët në Kosovë, sidomos në situatën e tanishme ku, siç thotë kumtesa nga Zyra e Gjurqit, ka probleme të shumta në lidhje me të drejtat e serbëve në prona si dhe sigurinë personale”, ka thënë Gjuriq.

Zyrtari i Beogradit ka shprehu shqetësime për Oliver Ivanoviqin dhe katër serbët që kanë mbetur në paraburgim pas arrestimet të tyre në Pejë duke theksuar se duhet të ndërmerren hapa shtesë për të ndihmuar popullin serb duke iu garantuar sigurinë ligjore.

Temat
LajmeVend

Të afërta