Botë

Gjenden 24 nxënësit që u zhdukën sot në shpellë

By FIRST CHANNEL

June 29, 2016

Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se kanë gjetur 24 nxënësit që u zhdukën sot në shpellën Beacons Brecon e cila gjendet në vargmalet e Walesit.

Nxënësit ishin zhdukur sot paradite. BBC ka raportuar për secilin detaj rreth zhdukjes së fëmijëve të cilët ishin rreth moshës 10 vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Njësitet emergjente tani thonë se fëmijët janë të sigurt dhe se asnjëri nga ta nuk është i lënduar.