Lajme

Arrestohet babai që rrahu vajzat e veta

By FIRST CHANNEL

June 29, 2016

Dy motra nga Prizreni kanë marrë ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se janë rrahur nga babai i tyre.

Policia në Prizren pasi ka pranuar informatën përmes rrugëve operative kishte shkuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për verifikimin e rastit.

“Në emergjencë është hasur një vajzë e mitur e cila po merrte trajtim mjekësor. Pas hetimit fillestar është kuptuar se edhe motra tjetër kishte kërkuar trajtim mjekësor. Sipas raporteve mjekësore thuhet se dy vajzat kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është informuar hetuesi primar i dhunës në familje pasi që dyshimet binin mbi prindin e fëmijëve (vajzave). Në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari është arrestuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.