Lajme

13 vjet burg për serbin që u kap me eksploziv në Prishtinë

By FIRST CHANNEL

June 29, 2016

Slobodan Gavriq është dënuar me 13 vjet burgim. Gavriq është shpallur fajtor për përgatitje të veprave terroriste dhe bartjen e materieve plasëse.

Gjykata po ashtu ka vendosur që t’i jap edhe një dinim plotësuese, duke konfiskuar i veturën Renault, me te cilën është kryer vepra penale.

Gavriq, në fundin e vitit 2014, u bë emër i njohur për publikun kosovar.

Në veturën e tij, u gjetën rreth 12 kg eksploziv për të cilin Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, tha të kishte indikacione se planifikohej të shpërthente gjatë festave të fundvitit.