Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratave për vendosjen e shtatores të Car LLazarit në Mitrovicë.
Ai në një shënim në Facebook ka thënë se sikur të kishte fuqi magjike, nuk do të linte pa vendosur bustin e Car Llazarit dhe të Millosheviqit mbi ndërtesën e Kuvendit dhe të Qeverisë nuk do të linte.
Reagimi i plotë:
Hajnat e parase publike dhe Car Llazari serb
Plote miqe e jarana, prej mengjesit me kane pyetur se a munde te prononcohem rreth bustit te Car Llazarit, dhe festes se Vidovdanit.
Me fole kah del shpirti, kur po e shoh qe 16 vjet pas clirimit, hala nuk e kemi sjelle ne Prishtine monumentin e Adem Jasharit, i cili eshte histori e pashembullt ne bote, kur po e shoh se sa keq e mbrapshte e kemi ndertu shtetin e Kosoves; kur po e shoh sa barbarisht e kemi shkaterru natyren, e kemi degradu arcitekturen e qyteteve, i kemi pre malet rrafsh dy metra mbi toke, i kemi felliqe lumenjte, pasha zotin me pas fuqi magjike, pa e vendos Car Llazarin, bashke me Millosheviqin, njerin mbi ndertesen e Kuvendit te Kosoves, tjetrin mbi ndertesen e qeverise, nuk e kisha lane!!!
Lexoni more raportete e Auditorit, edhe shikoni po shume kane vjedhe e po vjedhin keta pushtetaret tane.
Sa i perkete festes se Vidovdanit, ani bre, le te shfryhen, le te gervallen, po ju kalon rakia atyre qe ishin ne ate feste. E marrin vesh qe enderra serbe ne Kosove ka vdek…