UEFA largon gjyqtarin turk Cakir

Pas përfundimit të fazës 1/8, gjyqtari turk Cuneyt Cakir nuk do të jetë prezent për ndeshjet e mbetura në Kampionatin Evropian.

Arsyeja e largimit e Cakir është konkurrenca dhe preferenca e UEFA-s që ndeshjet e mbetura të gjykohen nga anglezi Mark Clattenburg i cili vendosi drejtësi në ndeshjen Zvicër – Poloni, shkruan e përditshmja turke ‘fanatik’.

Në ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës gjyqtari Cuneyt Cakir bëri përfaqësimin e tij të fundit në ‘Francë 2016’, pasi mori kritika të ashpra për gjykim të dobët.

Në garë mbeten edhe gjyqtarët italianë, gjermanë dhe spanjollë. /Telegrafi/

referi-1-780x439

Uefa

Temat
BotëSport

Të afërta