Suksesi tjetër i Erës, performanca mahnitëse në Belgjikë (Video/Foto)

Era Istrefi është këngëtarja shqiptare me suksesin më të madh dhe kjo gjë është duke u dëshmuar çdo ditë e më tepër.

Pas performimit të saj në ‘TopAwards’ më pas në ‘New York’ Era ka vazhduar javën mbarë me performanca të mrekullueshme për Radio MNM,Radio NRJ dhe Fun Radio në Belgjikë.

Era, ka kënduar për mrekulli këngën ‘Bonbon’ dhe ka dëshmuar kualitetin e saj në botën e muzikës.

Duhet përkujtuar që Era ka realizuar sot edhe një set fotografik për një ndër magazinat më të fuqishme në botë atë të ‘V Magazine’. Era ka vendosur që të mos ndalet në botën e sukseseve, dhe këtë është duke e realizuar në mënyrë të përkryer.

Doing some radio performances today in Belgium 😍🇧🇪 One is available now on mnm.be 💋

A photo posted by Era Istrefi (@strefie) on

Temat
Showbiz

Të afërta