Më pak se një vit pasi fushata në Kickstarter për xhaketën BauBax u rrit në $9.2 milionë, tani ka nisur një projekt i ri – rrobat që mund t’i mbushin pajisjet tuaja përmes wirelessit.
Projekti filloi të martën në Kickstarter me një qëllim për të arritur $100,000. Me këtë linjë, Baubax është duke i shndërruar xhaketat, xhinset dhe pantallonat e shkurtër në stacione për mbushjen e pajisjeve mobile.
Rrobat, që janë ‘makina që mund të lahen’, kanë tela bakri të futur brenda dhe një pllakë për mbushje me wireless që është e kapur brenda një xhepi, transmeton Gazeta Express.
Celulari mbushet duke e futur në një çantë BauBax dhe duke e rrëshqitur brenda xhepit. Burimi i energjisë është një bateri e cila është e futur në një kuletë të cilën përdoruesi e mban në rroba.
Bateria mund të mbushet dhe mund të ofrojë mbushje të plota për celularë deri në dy herë.