Mbetet ende në kujtesën e të gjithëve ngjarja tronditëse e vrasjes së dy turistëve çek në alpet shqiptare.
Tashmë në rrugën Postribë-Dukagjin, vendi ku të rinjtë u ekzekutuan është vendosur një patrullë policie.
Banorët e zonë thonë se kontrollet janë të domosdoshme dhe se ngjarja tronditëse nuk i ka frenuar turistët të vijnë, ndërsa në memorien e tyre ende mbetet e freskët ajo ngjarje.
Çifti çek Michael Svatos dhe Anna Kosinova u ekzekutua nga Sokol Mjacaj, në tentativë për t’i grabitur. Pas asaj që ndodhi tashmë një patrullë policie është vendosur në fillim të rrugës që lidh Postribën me Dukagjinin, raporton “News 24”.
Banorët madje nuk ngurrojnë të kërkojnë reformën në drejtësi sa më shpejt.
Ngjarja ku mbetën të vrarë 2 turistët çek ndodhi nё 2 korrikun e vitit tё kaluar, ndёrsa autori Sokol Mjacaj u arrestua dy ditё mё pas nё fshatin Grude teksa strehohej nё njё banesё nё atё zonё.
Gjykata e dënoi atë me burg përjetë.