Lajme

Nikoliq i quan nacionalistë të gjithë kroatët

By FIRST CHANNEL

June 28, 2016

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se është e pamundshme që Kroacia ta pengojë Serbinë, që sipas tij, shteti i tij i ka plotësuar të gjitha kushtet për BE.

Ai ka shtuar se “për fat të mirë” Bashkimi Evropian ka shtete në të cilat ekziston arsyeja, transmeton lajmi.net.

“Çfarë do që ne do të bëjmë, e që i kemi bërë, Kroacia me disa proteza, gjithmonë ka pritur kur do t’i vije dita që të ndikojë në fatin e Serbisë. Është e papranueshme që një shtet ta pengojë një tjetër që të mos hyjë në BE, edhe nëse i ka plotësuar të gjitha kushtet”, ka thënë Nikoliq para gazetarëve në Krushevc.

Ai ka thënë se në Kroaci, pothuajse e gjithë skena politike ka pikëpamje nacionaliste, kur është fjala për Serbinë.