Nait Hasani tregon se çfarë tha për gazetën serbe në vitin 1998?

Në 627 vjetorin e Betejës së Kosovës, serbët në Veri të Mitrovicës kanë ngritur përmendoren e Car Llazarit.

Hasani në mes tjerash ka folur edhe për një intervistë që kishte dhënë për gazetën “Novosti” në kohën e luftës së Kosovës.

“Ishte dhjetori para vitit të ri kur ishte lufta në Kosovë dhe drejtori i burgut kërkon nga unë , Ukshin Hoti dhe të tjerë të japim intervistë për gazetën Novosti”, ka thënë Hasani për Klan Kosovën.

“Ne u çuditëm sepse kemi përjetuar vazhdimisht tortura dhe ne duhej të bisedonim për çështje politike”.

“Ukshin Hoti i ka dhënë deklaratat e tij dhe më ka thirrur mua nga UÇK për të dhënë mendim për luftën derisa unë i thashë që asnjëherë shqiptarët në luftëra nuk i kanë vrarë fëmijët”.

“Millosh Obiliqi i thash që është shqiptar. Të nesërmen në ballinë ishte shkruar se të vjetrit janë paqësor dhe të rinjtë janë radikalë dhe Millosh Obiliqi është shqiptar”.

Temat
Përgjithshme

Të afërta