Nait Hasani – Bajram Gecajt: Turp që krahason Adem Jasharin me Car Lazarin

Në 627 vjetorin e Betejës së Kosovës, serbët në Veri të Mitrovicës kanë ngritur përmendoren e Car Llazarit.

Vendosja e kësaj përmendore është duke u diskutuar në Info Magazine të Klan Kosovës me të ftuarit: historiani, Jahja Drançolli, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

Hasani ka thënë se ngjarjet historike ende janë reflektim i situatës politike dhe kjo sipas tij, ka ndikim në institucionet që po tregohen jo fort të përgjegjshme.

Ai është shprehur se kjo është një provokim nga ana e serbëve.

“Kjo është një thyerje e UÇK-së, kthimi i Serbisë është një provokim shumë i rëndë si dhe prishje e imazhit të dëshmorëve”.

Ai ka komentuar edhe faktin se në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se reagime të ngjashme ka pasur edhe kur është vendosur statuja e Adem Jasharit në Dragash.

“Mendoj që nuk ka mundësi Bajram Gecaj ta krahasojë Adem Jasharin me Car Llazarin, ai tha se e kemi pas një kërkesë të njëjtë për Adem Jasharin në Dragash”.

“Këtu kemi dobësi të pushtetit, duhet t’i vijë turp Bajram Gecajt të krahasojë Adem Jasharin me Car Llazarin”.

Temat
Përgjithshme

Të afërta