Lajme

MMPH thotë se për punimet në Kolovicë nuk ka pranuar asnjë njoftim

By FIRST CHANNEL

June 28, 2016

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, me anë të një komunikate për media ka sqaqur situatën lidhur gërmimet në Kolovicë, ku ditë më parë dy fëmijë humbën jetën pas rënies në një gropë. MMPH ka bërë të ditur se nuk pranuar asnjë njoftim, denoncim apo paraqitje te veprimtarisë së ndonjë kompanie në lagjen Kolovica.

Po ashtu kjo ministri bënë të ditur se asnjë kompani që ka punuar në atë pjesë nuk paraqitur ndonjë kërkesë për Pëlqim Mjedisor, njofton lajmi.net.

Ja komunikata plotë:

Ju vejë në dijeni se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, nuk ka pranuars asnjë njoftim, denoncim apo paraqitje te veprimtarisë së ndonjë kompanie në lagjen Kolovica ku edhe ndodhi fatkeqësia, me ç’rast humbën jetën dy fëmijë. Po ashtu ju njoftojmë se asnjë nga operatorët që ka operuar në këtë pjesë të qytetit (Kolovicë), pranë MMPH-së nuk ka pasur asnjëherë as një kërkesë për Pëlqimin Mjedisor për shfrytëzim minerali.

Për të qenë më sqarues, në vazhdim ju njoftojmë për procedurat e nevojshme për pajisje me leje mjedisore:

Bazuar në Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2012 Për caktimin e Dokumenteve për Aplikacion për Pëlqim Mjedisor sipas Llojit dhe Natyrës së Projekteve

Neni 1 paragrafi 3 , Formulari për kërkesë është bashkëngjitur si Shtojcë 1, këtij Udhëzimi Administrativ dhe mund të merret si kopje në Ministri ose mund të shkarkohet në formë elektronike, nga ueb faqja e Ministrisë.

Neni 2 paragrafi 3 Dokumentacioni i nevojshëm për projektet për të cilat VNM është e detyrueshëm, ndër te tjera Aplikacionit për Pëlqim Mjedisor duhet bashkangjitur edhe:

Pëlqimi i kuvendit të komunës. Pa të cilin dokumentacion asnjë kërkesë nuk shqyrtohet dmth. nuk lëshohet Pëlqimi Mjedisor.

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 7 Obligimi për Pëlqim Mjedisor

Një Pëlqim Mjedisor do të kërkohet për secilin projekt publik ose privat të renditur në Shtojcën I ose II të këtij ligji, i cili mund të ketë efekte të theksuara në mjedis për arsye të, inter alia, natyrës,madhësisë ose lokacionit.

Të gjitha projektet e përcaktuara në Shtojcën I, janë të obliguara t’i nënshtrohen VNM-së. Projektet e renditura në Shtojcën II, do të ekzaminohen, rast për rast dhe në pajtim me kriteret e cekura në Shtojcën III, për të përcaktuar, nëse ata duhet ti nënshtrohen VNM-së. Ministria nuk do të lëshoj Pëlqimin Mjedisor, të referuar sipas paragrafit 1., të këtij neni, derisa të mos jetë bërë Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin.

Aplikuesit nuk i lëshohet leja për ndërtim ose ndonjë leje tjetër, për ndonjë projekt të referuar në paragrafët 1. dhe 2., të këtij neni dhe ai nuk mund të filloj ekzekutimin e projektit, përderisa të mos i lëshohet Pëlqimi Mjedisor nga ana e Ministrisë.

Para Pëlqimit Mjedisor për nxjerrjen e mineraleve , operatori ( Kompania ) duhet të pajiset me leje të hulumtimit nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Ndërsa pas marrjes së Pëlqimit Mjedisor , operatori duhet të fitoj të drejtën për eksploatim duhet të pajiset me Licencë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.