Turqia nuk do t’i paguajë kompensim Rusisë për aeroplanin luftarak të cilin ia rrëzoi vitin e kaluar dhe se Turqia thjesht ka shprehur keqardhje për incidentin, kështu ka thënë sot kryeministri Binali Yildirim, pasi presidenti Tayyip Erdogan i shkroi homologut të vetë rus.
Kremlini ka thënë dje se Erdogani i ka kërkuar falje liderit rus, Vladimir Putin, përmes një letre, përcjell Gazeta Express.
Zëvendësi i Erdoganit e ka konfirmuar letrën e liderit turk dërguar Putinit, por nuk iu ka referuar kërkim faljes në mënyrë eksplicite, duke thënë se presidenti turk ka shprehur keqardhje dhe i ka kërkuar familjes së pilotit ta falë Turqinë.
Yildirim, po ashtu ka thënë se procedurat ligjore kanë nisur kundër një personi i cili dyshohet se është përgjegjës për vrasjen e pilotit rus./Gazeta Express/