Një shqiptar është plagosur rëndë me armë zjarri gjatë një konflikti të ndodhur sot në Muggio të Italisë.
Shqiptari 27-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur në gjoks dhe është transportuar në spitalin “San Gerardo” në Monza, me autoambulancë, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në parkun “Superga”, pak pas orës 14:00.
Plagosja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, shkruajnë mediat lokale, dhe ka qenë vetë shqiptari ai që ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve pranë vendngjarjes, ndërsa autorët ia kanë mabthur.
Megjithatë, hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.