Gjendet e vdekur në mal gruaja 45 vjeçe, hetime për vrasje

Një grua është gjetur e pa jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Gramshit.

Burime nga policia thanë për SYRI.net, se në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në një zonë shkëmbore në malin e fshatit Tërvol, është gjetur e pa jetë, 45-vjeçarja Barie D., 45 vjeçe.

Uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, nëse është natyrale, aksidentale, apo është vrarë dhe më pas dërguar në mal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta