Eurodeputeti skocez, Alyn Smith, ka mbajtur një fjalim emocionues në seancën e fundit të Parlamentit Evropian, ku është kërkuar nga Britania e Madhe që të fillojë sa më shpejtë largimin nga BE.
Ai në fjalimin e tij para eurodeputetëve tjerë, tregon se si Skocia, Irlanda e Veriut, një pjesë e Uellsit dhe Londrës, kanë votuar që të qëndrojnë në Bashkimin Evropian.
Smith ka shprehur vullnetin e skocezëve që të qëndrojnë në BE, duke thënë se “Skocia nuk iu ka braktisur”, ndërsa ka kërkuar nga shtetet anëtare të këtij unioni që “gjithashtu të mos e zhgënjejnë Skocinë”.
Fjalët kyçe
Alyn Smith