Disa kalimtarë rasti e kanë përjetuar momentin e tyre tmerrues kur kanë dëgjuar zërin e një gruaje teksa qante duke kërkuar ndihmë.
Zëri i saj vinte brenda një valixhe e cila ishte lënë në një park, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.
Thuhet se gruaja ishte përdhunuar së pari nga një burrë i cili më pas e kishte mbyllur atë në valixhe duke e hedhur afër një liqeni në mënyrë që ai të ikte.
Sipas ‘People’s Daily China’ një grua e zhveshur është gjetur e ngecur brenda çantes në provincën Hunan të Kinës.
Shumë kalimtarë e ndihmuan gruan që ta nxirrnin nga aty para se t’i telefononin shërbimet emergjente.
Viktima i tha policisë se ajo është përdhunuar nga një burrë, i cili më pas e futi atë në valixhe.
Ajo shtoi më tej se ishte e pasigurt se çfarë burri po planifikonte të bënte me të.