Lajme

Donatorët e bëjnë një familje nga Podujeva me shtëpi të re

By FIRST CHANNEL

June 28, 2016

Donatorët kanë gëzuar sot familjen Sylejmani, duke ia dorëzuar çelsat e shtëpisë së re. Dorëzimin e çelësave të shtëpisë për familjen Sylejmani, në emër të Komunës së Podujevës e bëri drejtoresha e Inspeksionit, Florie Besholli.

Drejtoresha Besholli me këtë rast ka përgëzuar familjen Sylejmani për hyrjen në shtëpinë e re dhe ka falënderuar donatorin për vullnetin e mirë.

Sipas një komunikate të Komunës së Podujevës, ajo ka falënderuar edhe kompanitë e kontraktuara për punë e mirë dhe dinamike, marrë për bazë kushtet në të cilat ka jetuar më parë kjo familje.

Ndërsa, kryefamiljari i familjes Sylejmani ka falënderuar donatorin për ndërtimin e shtëpisë së re dhe Komunën e Podujevës për gatishmërinë e treguar deri në ndërtimin e saj..

Familja Sylejmani nga Podujeva është bërë me shtëpi të re, në prag të festës së Fiter Bajramit falë donacionit të biznesmenit llapjan Enver Abazi.