Balotelli tregon fituesin e Kampionatit Evropian

Mario Balotelli ka thënë se Italia do ta fitojë Kampionatin Evropian.

Sulmuesi i Liverpoolit, nuk është tubuar nga Azzurrët për në finalet e Kampionatit Evropian.

“Dy golat e mi kundër Gjermanisë në vitin 2012? Është një ndeshje që të gjithë e mbajnë mend, pasi ishte gjysmëfinale”.

“Nuk më pëlqen shumë të flas për golat dhe ndeshjet e kaluara, pasi i takojnë të kaluarës. Është mirë ta kujtojmë të kaluarën, por duhet të shikojmë përpara”.

“A do ta mposht Italia përsëri Gjermanisë? Është futboll. Kush e fiton Euro 2016? Italia”, ka thënë Balo.

“Nuk është me rëndësi se kundër kujt do të luaj Italia në finale, pasi Italia do ta fitojë”, përfundoi Balo. /Telegrafi/

Balotelli2

Balotelli1

Balotelli

Temat
BotëSport

Të afërta