Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Zbulohen fotografitë e Rinor Hykollit që u fotografua nudo nga Vlorijan Halili (Foto)

Ditë më parë gazetari nga Prive, Vlorijan Halili deklaroi se është rrahur nga menaxheri i ‘On Records’ Mehmet Elshani dhe një artist i këtij labeli i quajtur Rinor Hykolli.

Më pas, është vet menaxheri Mehmeti që ka mohuar të jetë përfshirë në këtë rrahje por ka treguar se gazetari Halili ka fotografuar nudo Rinorin teksa ky i fundit po bënte tush në hapësirën e Klan Kosova pas xhirimeve të klipit të Adelina Tahirit në të cilin Hykolli mori pjesë.

Gjatë një kronike në emisionin Prive ku edhe punon, Vlorijani pohoi se e fotografoi Rinorin por vetëm në pjesën e lartë të trupit.

Mirëpo, Gazeta Express ka siguruar fotografitë ku Rinori shihet nudo nga pjesa e prapme e trupit i fotografuar nga Vlorijani duke lënë të kuptohet se fotot janë bërë në mënyrë tinëzare.

Gjithashtu, Express mëson se Rinori ka paditur gazetarin Halili për cenim të privatësisë dhe se në polici ndodhen edhe fotot tjera të bëra nga gazetari i Prive i cili ka shantazhuar Hykollin me publikimin e këtyre fotove.

Më poshtë keni fotografitë e siguruara nga Express:

Exit mobile version