Përgjithshme

Momenti shokues kur gruaja thith gaz në fund të autobusit (Video)

By FIRST CHANNEL

June 27, 2016

Pamje tronditëse kanë dalur duke treguar një grua që thith gaz në pjesën e prapme të një autobusi. Në video shihet gruaja e cila thith gaz nga një bombolë e cila supozohet të ishte e mbushur me gaz butani.

Një punonjës i afrohet gruas dhe e pyet atë për t’u larguar nga autobusi e një pasagjer i thotë asaj të largohet nga aty dhe t’i lërë të qetë njerëzit të shkojnë ku të duan.

Njerëzit mbetën të shokuar dhe të irrituar nga gruaja e më në fund dëgjohet dikush duke thënë: “Ajo ka nevojë të merret dhe të dërgohet dikund”.

Ngjarja ka ndodhur në Mançester. Autoritetet kanë bërë të ditur se substanca është e dëmshme dhe mund të shkaktojë vdekjen.