Komuna e Gjilanit gjithandej territorit po i vazhdon investimet në ndërtimin e katërshes infrastrukturore, ku përshihen rrugët, trotuaret, kanalizimit, ujësjellësi e ndriçimi.
Gjatë vizitës së punimeve në Dobërqan, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punëve, duke thënë se dinamika e ndërtimit të katërshes infrastrukturore do të jetë edhe më e madhe në ditët në vazhdim.
“Përfundimisht, me ivestimet në infrastrukturë, në Dobërqan e hoqëm lloçin dhe vadat. Jam i shumë i kënaqur për këtë. Tashmë banorët e këtij fshati do të bëjnë jetë të dinjitetshme. Në këtë resor po punohet më intensitet të lartë edhe në fshtra tjerë të Gjilanit dhe në lagjet e qytetit. Deri në vitin ardhshëm, ashtu si në Dobërqan edhe në tërë territorin e komunës sonë do ta heqim lloçin dhe vadat. Ky ka qenë dhe mbetet prioriteti i qeverisjes në Gjilan”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Faza e parë e punimeve në infrastructure, në Dobërqan, ka përfunduar vitin e kaluar, ndërkaq gjatë vitit 2016 janë asfaltuar 8 rrugë me gjatësi prej mbi 1.3 kilometra, përderisa është intervenuar edhe në rregullimin e depos për sigurimin e druve në shkollën “Nazim Hikmet”.