Showbiz

Këto janë këngëtaret që nuk u ‘rehatuan’ me martesën e parë (Foto)

By FIRST CHANNEL

June 27, 2016

Jo rrallë herë profesioni ndikon edhe në jetën e përditshme. Janë këngëtare të shumta ato që për të angazhuar më tej në karrierë bënë divorcë vetëm për të vazhduar përpara.

Bleona Qereti pas shumë viteve vendosi që të ndahet nga Ganiu, duke mos treguar se çfarë më saktësisht e shtyri të ndahej nga personi që e “dashuronte” më shumë se veten e saj.

Njejtë bëri edhe Soni Malaj, ajo që bëri një dasëm superiore e me shumë të ftuar special. Megjithatë martesa e saj nuk nzgjati edhe shumë. Malaj ka edhe një vajzë, me të cilën aktualisht edhe jeton.

Një tjetër këngëtare që nuk pati fat në martesën e parë, është edhe këngëtarja nga Shkupi, Tuna Sejdiu.

E më “misteriozja” është Jehona Sopi, e cila u nda nga burri i saj për tu martuar me një person tjetër. Sopi është njëra ndër këngëtaret që jetën private e ruan vetëm për vete, e gjithë kjo pas tradhëtisë që u përfol se i bëri ish-burrit të saj.

Një këngëtare tjetër nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga, tha se babain e djalit të saj e “shfrytëzoi” thjeshtë sa për të bërë fëmijë. Edhe Xhilaga jeton vetëm me të birin.

Njejtë vetëm me djalin e saj jeton edhe Anjeza Branka. Bashkëshortin e saj thuhet se ia “vjedhi” kolegja e saj Adelina Tahiri, lidhja e së cilës nuk zgjati shumë./magazina/